Kush është drejtuesi i kamionit që shpërtheu urën e Krimesë

Është zbuluar identiteti i shoferit të kamionit me eksploziv që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Urën e Krimesë. Bëhet me dije se drejtuesi i kamionit është një 51-vjeçar i identifikuar si Makhir Yusobov .

Marketing

Ai punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit , në lindje të Krimesë. Ai ka kontaktuar për herë të fundit me familjen dy ditë më parë.

Me interes është informacioni se udhëtimi për në urë është dashur të zgjasë gjysmë ore, por për arsye të panjohura atij iu deshën gjashtë orë. Shpërthimi vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.

Marketing