19/11/2024
Ballina Lajme Shqipëri Plazhi i Vlorës – si në verë…(VIDEO)

Plazhi i Vlorës – si në verë…(VIDEO)

Marketing

Në Vlorë po bëhët plazh edhe në tetor. Të shumtë janë pushuesit që kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit.Bregdeti i Vlorës këtë fundjavë vjeshte është frekuentuar jo vetëm nga vlonjatët, por edhe nga pushues të ardhur kryesisht nga Kosova.

Vlora është e mahnitshme, jo vetëm gjatë muajit korrik gusht por edhe gjatë vjeshtës. Vij rregullisht në plazh edhe në tetor, nëse mban koha do vij edhe në nëntor.  Është urim të bësh plazh në tetor, deti është shumë I pastër, gjithcka është e pastër. Unë bëj plazh deri në dhjetor.  Plazhi për moshën tonë shtatori, tetori është më i mire. Në gusht nuk kam qënë fare në det. U befasova me cmimet dhe me vendin.

Temperaturat e larta mbi 25 gradë celsues, të cilat po shoqërojnë muajin tetor, kanë bërë që pushimet në qytetin e Vlorës të zgjasin përtej sezonit turistik.