2:2 përfundoi ‘drama’ në mes dy gjigantëve gjermanë.
Të parët në avantazh kaluan ekipi bavarez, pasi shënuan me anë të Leon Goretzka në minutën e 33`.
Raste u krijuan nga skuadrat edhe më pas, por gola nuk u realizuan.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Bayernit.
Edhe në 45 minutat e tjerë u zhvillua një ndeshje interesante.
Leroy Sane shënoi në minutën e 53` për të dyfishuar epërsinë e Bayernit.
Dortmundi në anën tjetër po kërkonin golin, që të ngushtonin epërsinë. Atë e arritën në minutën e 74`, pas realizimit të Moukoko.
BVB kishin mundësi më pas edhe të barazonin rezultatin, por në vend ishte Manuel Neur duke mos lejuar të ndodhë diçka e tillë.
Në minutat shtesë Kingley Coman pas një ndërhyrje drejt njërit nga lojtarët e vendasve u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Kur po mendohej se gjithçka ka përfunduar në fushë u shfaq Anthony Modeste, i cili në minutat e fundit të lojës arriti të barazojë rezultatin.
Me këtë barazim Bayerni qëndron në vendin e tretë me 16 pikë, aq sa ka Dortmundi në vendin e katërt.