Skriningu shpjegues i Maqedonisë së Veriut në Bruksel – E drejta për pronësi intelektuale dhe e Drejta mbi kompanitë

Në agjendën intensive të skriningut shpjegues që vazhdon në Bruksel, sot vijuan prezantimet për Kapitullin 6 dhe 7– Ligji mbi kompanitë dhe Të drejtat për pronësi intelektuale nga Klasteri i 2-të – Tregu i brendshëm.Kompanitë që respektojnë të drejtat për pronësi intelektuale kanë të hyra dhe realizojnë qarkullim më të madh në tregun e vetëm evropian. Përmes aplikimit të mirëfilltë të legjislacionit për pronësi intelektuale do të mundësohet prodhimi i produkteve inovative dhe kreative, si dhe mbrojtja e së drejtës për pronësi intelektuale.

Marketing

BE prezantoi ndryshimet në legjislacionin evropian për sa i përket mbrojtës të së drejtës intelektuale, me theks të veçantë në direktivat dhe rregullativat mbi të drejtën autoriale dhe të drejtën për pronësi industriale.

“Maqedonia e Veriut tani më ka harmonizuar një pjesë të legjislacionit nacional me atë të Bashkimit Evropian lidhur me këtë kapitull. Jemi duke hartuar propozim-ligjin për të drejtën industriale dhe propozim-ligjin për ndryshim të ligjit për të drejtat autoriale i cili është në procedurë qeveritare.”- theksoi Zv/Kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut znj.Drita Abdiu-Halili.

Është hartuar Strategjia nacionale për pronësi intelektuale 2022-2026 dhe e njëjta po konsultohet mes organeve të qeverisë, ministrive dhe institucioneve përgjegjëse.

Rrjeti i dedikuar elektronik për shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve në Sistemin e të Drejtave Intelektuale (SDI) është në fazën përfundimtare dhe i njëjti po testohet.

Sa i përket Kapitullit të 6 apo e Drejta mbi kompanitë, që paraqet një nga kapitujt më të rëndësishëm i cili e rregullon tregun e vetëm të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht promovon legjislacion transparent për kompanitë dhe pamundëson abuzimet në treg.

Tregu i vetëm i BE, përbëhet nga më shumë se 23 milionë entitete (kompani) dhe një treg potencial prej 445 milion konsumatorë.

Digjitalizimi i shërbimeve mbetet një proritet për BE, prandaj Bashkimi Evropian ka vënë në funksion BRIS – Regjistrin e biznesit për interkonekcion të kompanive që siguron qasje në informata për kompanitë e BE dhe përmes kësaj platforme elektronike kompanitë munden edhe të komunikojnë mes vete në mënyrë të shpejt  dhe të sigurt.

Maqedonia e Veriut ka realizuar një sërë reformash, me fokus të veçantë inkurajimin e efikasitetit dhe konkurrencës, promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes kompanive, si dhe harmonizimin e ligjit për kompanitë tregtare dhe udhëheqjes korporative konform direktivave dhe rregullativave të Bashkimit Evropian.

Ministria e Financave ka përgatitur ligj të ri për auditim, që është I harmonizuar me direktivat dhe rregullativat e Bashkimit Evropian dhe I njëjti do të miratohet së shpejti në procedure parlamentare.

Ligji i ri për shërbime të kontabilitetit financiar i miratuar në gusht të vitit 2022 që është plotësisht I harmonizuar dhe I përshtatur me direktivat e BE.