Besimi: Përkrahje e fuqishme nga BERZH-i për projektet prioritare të Qeverisë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka përkrahje të konsiderueshme në realizimin e prioriteteve të saj nga institucionet financiare ndërkombëtare.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është ndër përkrahësit më të mëdhenj në
zbatimin e projekteve prioritare për lidhjen infrastrukturore, mbrojtjen e mjedisit jetësor
dhe pavarësinë energjetike të zbatuara nga vendi. Përkrahja nga institucioni financiar
ndërkombëtar i këtij vendi është 2.5 miliardë euro, shumica e të cilave janë destinuar
për projekte publike.

Marketing

Vazhdimësia në përkrahjen e projekteve prioritare dhe vazhdimi i bashkëpunimit
ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe BERZH-it ishte tema e takimit të
sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me nënkryetarin e parë të BERZH-it
Jürgen Rigterink dhe Charlotte Ruhe, drejtoreshë e BERZH-it për Evropën Qendrore
dhe Juglindore në Washington.

Në takim, BERZH-i theksoi se në fillim të vitit 2023, pritet që Banka të aprovojë
zyrtarisht mjete në vlerë prej 16 milionë eurove për bashkëfinancim në projektin për
Interkonektorin me Greqinë. Me këtë do të përmbyllet konstruksioni financiar për
realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për vendin për diversifikimin energjetik.
Për realizimin e këtij projekti janë siguruar mjete nga Banka Evropiane e Investimeve
prej 25 milionë eurove dhe grant nga WBIF-ja në vlerë prej 12 milionë eurove. Përveç
kësaj, nga BERZH-i pritet të sigurohen mjete financiare për realizimin e ndërtimit të
gazsjellësit në vend për pjesët Shën Nikollë – Veles dhe Gostivar – Kërçovë.
BERZH-i është institucioni më aktiv financiar ndërkombëtar në vend me portofol aktiv në
investimet publike me më shumë se 800 milionë euro, nga të cilat shumica prej tyre prej
mbi 500 milionë eurove destinohen në sektorin e transportit.

Linja hekurudhore nga Korridori 8 drejt Bullgarisë dhe rruga Kërçovë – Bukojçan janë
pjesë e projekteve që realizohen me përkrahje të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe
Zhvillim.
Gjithashtu, në periudhën e ardhshme me përkrahjen e BERZH-it, do të realizohen edhe
projekti i deponive rajonale, ndërsa së shpejti pritet që të aprovohet edhe huaja për
përkrahjen e EMV-së për ballafaqim me krizën energjetike, që duhet të miratohet në
Kuvend.
Ministri Besimi shprehi mirënjohje për përkrahjen e përkushtuar të BERZH-it gjatë
përgatitjes dhe implementimit të projekteve prioritare të përcaktuara nga Qeveria e
Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për përkrahjen e mëtejshme në drejtim të
përpjekjeve të vendit tonë në arritjen e standardeve të BE-së dhe rritjen e nivelit të
standardeve dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve. E gjithë kjo është konfirmim për
korrektësinë e pikësynimeve tona dhe rrugës drejt të cilës jemi orientuar.
Prandaj, ministri Besimi gjatë takimit prezantoi Planin për rritje të përshpejtuar dhe
mundësitë për investime në projekte së bashku me sektorin privat, që do të kontribuojnë
në rikuperimin e ekonomisë dhe përshpejtimin e rritjes së saj. Po ashtu, theksoi
përpjekjet që bëhen për realizimin e projekteve më të rëndësishme kapitale.
Përkrahja e BERZH-it në vendin tonë daton nga viti 1993 dhe deri më tani është e
përfshirë në 165 projekte.
Projektet prioritare, mundësitë e investimeve dhe kriza energjetike ishin temat e takimit
mes ministrit të Financave me përfaqësuesit e Korporatës Financiare Ndërkombëtare –
IFC.
Takimet u zhvilluan në kuadër të pjesëmarrjes së ministrit të Financave në takimet
vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington.