Gjykimi për “Besa Trans”, anulohet seanca e parë gjyqësorë

Anulohet senaca e parë gjyqësore që ka të bëje fuksionimin dhe falsifikimin e dokumenteve të kompanisë “Besa Trans” autobusi i të cilit u aksidentua në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të RMV-së.
Seanca u anulua për shkak se gjykatësi nuk ka pranuar që i akuzuari, Bekim Haxhiu që është pronar dhe menaxher i “Besa Trans”, të jetë edhe përfaqësues i autorizuar i kompanisë, të akuzuar në një procedurë të njejtë. Në këtë rast, një person fizik dhe një person juridik akuzohen për veprën penale “falsifikim dokumentesh”.
“I akuzuari 41-vjeçar si drejtues i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet drejtuesve të autobusit në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura dhe e ka përdorur si të vërtet dokumentin publik “çertifikat nga licenca” për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar.Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit ndërsa drejtuesi i Kompanisë ua ka dhënë dokumentin e përgatitur publik të falsifikuar shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021, autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në pika të ndryshme kufitare në këtë mënyrë”, thuhet në propozim aktakuzës.
Avokati mbrojtës i të akuzuarit Asmir Alispahiq nuk tregoi nëse ka ndonjë detal nga hetimi për rastin në Bullagari,me arsyetimin se ky gjykim dhe ngjarja tragjike në Bullgari janë çështje të ndryshme.
“Duhet të bëhet dallimi me fatkeqësin në Bullgari vitin e kaluar dhe kjo ngjarje .Këto nuk kanë lidhshmëri mes vete.
Ky gjykim është pas propozim akuzës në pjesën e veprimtarisë së personit juridik .Ju lus të ndiqni procesin gjyqësor dhe të shihni se si zhvillohet ai”, u shpreh avokati Asmir Alispahiq.
Seanca e radhës për këtë rast është caktuar me 15 nënëtor.