“Është aftësi që çdo krizë ta shëndrrojmë në mundësi, edhe realisht çdo krizë ka mundësi nëse ju dini ta menaxhoni si duhet”, është shprehur Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pas mbledhjes së mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
Sipas tij BDI ka ditur gjithmonë të menaxhojë, ndryshe nga partitë tjera të cilat në raste krize siç theksoi Osmani përçahen.
“Përndryshe partitë tjera në situatë krize ose përçahen ose prishen, BDI bëhet edhe më e fortë”, tha Osmani.