20/11/2024
Ballina Lajme Maqedoni Këshilltari i LSDM-së jep dorëheqje,gjen punë jashtë shtetit

Këshilltari i LSDM-së jep dorëheqje,gjen punë jashtë shtetit

Këshilltari nga lista e këshilltarëve të LSDM-së, Martin Zahariev ka dhënë dorëheqje nga funksioni, për shkak se është punësuar jashtë vendit, përcjell “Kumanovonews”.

Marketing

Pas propozimit të Komisionit për çështje mandatare sot Këshilli e pranoi dorëheqjen e Zaharievës dhe më këtë i ndërpritet mandati.

Në seancën e ardhshme do të verifikohet mandati i këshilltarit të ri, i cili është në radhë në listën e koalicionit. Ai është Mile Andonovski nga partia e pensionerëve, i cili ishte këshilltar i përbërjes së kaluar.