Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen do të nisë këtë të mërkurë një tur në Ballkan, për t’i njohur vendet e rajonit me masat mbështetëse të BE-së për krizën energjetike.
Kryekomisionerja pritet të prezantojë planin që shoqërohet nga një fond prej 1 miliard eurosh, që do të shpërndahet në Ballkan për të përballuar çmimet e energjisë.
Vizita pritet të nisë të mërkurën nga Shkupi, për të vijuar të enjten në Prishtinë, ndërsa po atë ditë pritet që kryekomisionerja të vizitojë dhe Tiranën.
Ditën e premte vizita vijon në Bosnjë e Mal të Zi, ndërsa mbyllet ditën e shtunë me Serbinë.