Bie zjarr në shkollën e të verbërve, humbin jetën 11 fëmijë

Njëmbëdhjetë fëmijë kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në orët e para të së martës në një shkollë për fëmijët e verbër në Ugandë të Afrikës.

Marketing

BBC raporton se katër fëmijë të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim në spital.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në konviktin në Mukono, në lindje të kryeqytetit, Kampala.

Mendohet se të paktën 27 fëmijë ishin brenda shkollës për të verbrit në Salama.

Dr.Moses Keeya, i cili punon në spitalin që u dërguan të plagosurit tha se ata patën lëndime kryesisht në krahë, këmbë dhe gjoks.