Shkupi, prijatar i integrimit gjuhësor e kulturor

Nëse gjuha e unisuar shqipe kishte filluar të aplikohej në Maqedoni
para se të mbahej Kongresi i drejtshkrimit, kështu po ndodhë edhe
aktualisht me shënimin e 50 vjetorit të Drejtshkrimit të gjuhës
shqipe, ku Shkupi po prin me ide që nderojnë kujtimin për këtë ngjarje
të madhe kombëtare e kulturore.
Me iniciativë dhe propozim të ITSHKSH në Shkup është edituar një pullë
postale që i dedikohet  50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të
gjuhë shqipe. Me këtë rast faleminderoj Gani Dardhishtën, udhëheqësin
e Filatelisë në kuadër të Postave të Maqedonisë, për angazhimin dhe
mbështetjen e kësaj ideje konkrete që intitucionalizon memorien tonë
kolektive.
Kjo pullë do të promovohet në ITSHKSH më 14 nëntor, kur fillojnë edhe
Ditët e Alfabetit që zgjasin deri  më 22 nëntor dhe demonstron në
praktikë intencën tonë që të intitucionalizohen të gjitha ngjarjet me
karakter kulturor e kombëtatar, ku Shkupi do të luaj një rol të
qenësishëm në këtë aspekt.
Duke qenë Kongresi i Drejtshkrimit një ngjarje madhore që kontribuoi
në integrimin gjuhësor e kulturor të kombit tonë, edhe pulla që po
prezantojmë sot është shprehje e pjesëmarrje dhe angazhimit në këtë
Kongres të studiuesve e intelektualëve shqiptarë edhe nga Maqedonia.

Marketing