Von der Layen arrin në Shkup, pritet me ceremoni shtetërore

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka arritur në Shkup ku në këto moment me ceremoni zyrtare po pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Marketing

Mesazhi kryesor që do ta përcjellë kryetarja e Komisionit Evropian, është përkushtimi i BE-së për integrimin evropian të rajonit.
Turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor është në kontekst të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, ndërsa qëllimi është që t’i përcillet rajonit se është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Në Shkup, Der Leyen do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski e presidentin Stevo Pendarovski.