Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se është i rëndësishëm konsenzusi politik për këtë çështje por që i njëjti të mos kushtëzojë procesin integrues.
“Është gabim strategjik dhe shum e dëmshme, nëse kushdo që të kushtëzon integrimin europian me çfardo çështje tjetër, qoftë edhe etnike. Unë mendoj se duhet ti shkëputimin këto dy traektorje, janë të veçanta, njëra që ka të bëj me 20% – in do të duhet menjëherë të diskutojmë për këtë, sa i takon konsenzusit politik dhe etnik, që e shoh te partitë politike dhe të dakordohemi kur si dhe në çafrë forme të bëjmë këtë por pa e lidhur dhe kushtëzuar procesin europian.”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.