Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është kundër kërkesës së partive shqiptare për heqjen e 20%-shit dhe ideve për parlament dydhomësh. Sipas tij, kjo qasje do të krijonte një Bosnjë të dytë jofunksionale në Ballkan.
“Më e tmerrshme ishte ajo që thanë si sqarim përfaqësuesit e partive shqiptare, dhe kjo është formimi i parlamentit dydhomësh, që në de faktoi dhe de jure do të thotë federalizim. Mendoj se kjo e prish karakterin unitar të Maqedonisë pasi as Evropës as Botës nuk i duhet edhe një Bosnjë në Ballkan, edhe një shtet jofunksional.”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.