Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës

Siç bëhet e ditur nga gazetari Sergio Valentine, Zinedine Zidane së shpejti do t’i rikthehet detyrës së trajnerit.

Marketing

Bëhet fjalë për stolin e Kombëtares së Francës, ku thuhet se Zidane do të jetë trajneri i ri pasi që të përfundoj Kampionati Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress.

Që prej largimit nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, Zidane kishte treguar se nuk do të mendojë njëherë që të marr drejtimin e ndonjë klubi, dhe mediat menjëherë raportuan se ai po e kërkon stolin e kombëtares franceze.

Besohet se Zidane dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) veçse kanë arritur marrëveshje për detyrën e trajnerit te Franca, dhe që ta zëvendësojë trajnerin aktual, Didier Deschamps, kontrata e të cilit skadon në dhjetor të këtij viti.

Thuhet se çfarëdo që do të ndodhë në “Katar 2022”, Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Francës.