Kërkesa e nxënësve të Sfillares për transport falas, ja çfarë thonë nga Komuna Saraj

 

Rregulli që transporti publik të jetë falas për nxënës nuk vlen për afër 50 nxënës nga fshati Sfillare e Epërme, të cilët udhëtojnë deri te shkollat e mesme në Shkup.

Marketing

Në shenjë proteste përfaqësues të këtyre nxënësve qëndruan para Komunës së Sarajit për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Të revoltuar këta nxënës thonë se përderisa transporti për bashkmoshatarët e tyre është falas, ata detyrohen të paguajnë dhe kjo rëndon tejmase buxhetin familjar. Nxënësit u pranuan në takim nga përfaqësues të Komunës së Sarajit ku shtjelluan këtë problematikë.

Komuna e Sarajit për këtë çështje nga ku morrëm përgjigje me shkrim: “Sekretari i Komunës së Sarajit takoi nxënësit e Sfillares së Epërme për të sqaruar probelmatikën e transportit. Pas këtij  takimi  do të inicohet takim edhe  në Qytetin e Shkupit për tu debatuar kjo çështje”.

Takimi mes palëve pritet të mbahet javën e ardhshme në Qytetin e Shkupit