Zjarri vazhdon të përhapet në malin e rajonit të Kërçovës

Një zjarr i madh ka filluar në orët e para të mëngjesit në malin afër Strazhës më saktësisht, rrugës Këçovë – Gostivar ku është përhapur në një pjesë të madhe i cili vazhdon ende të jetë aktiv, informon Klan Maqedoni.

Marketing

Rruga Kërçove-Gostivar për momentin e kalueshme mirëpo shihet zjarri se si ka arritur deri në rrugën kryesore, zjarrfikësit janë vënë në dispozicion dhe po e monitorojnë gjendjen duke u munduar ta shuajnë plotësisht zjarrin. /KlanMacedonia