Regjistrimi i shqiptarëve në Komunën e Preshevës, Salihu: Rezultat i kënaqshëm, falenderoj qytetarët

Mbi 100 mijë shqiptarë janë regjistruar në Luginën e Preshevës nga data 1 tetor deri më 31.

Marketing

Kreu i Këshillit Komunal të Preshëvës, Sami Salihu tha në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku se rezultati ka qenë i kënaqshëm deri tani, ndërkohë që në Medvegjë procesi ëhstë shtyrë për 10 ditë.

“Pas një kohe të gjatë Lugina e Preshëvës ka marrë vëmendje për problematika të veçanta, këtë herë është mirë që merr vëmendje për diçka të mirë siç është regjistrimi i shqiptarëve. Ky process ka zgjuatur për një muaj, 1 deri në 31 tetor. Vlerësojmë që rezultati është i kënaqëshëm deri tani. Në Medvegjë është shtyrë për 10 ditë”, tha ai.

Salihu falënderoi edhe banorët e Luginës që kanë pasur vullnetin të bashkëpunojnë me komisionerët. Megjithatë, përpunimi i të dhënave nuk do të bëhet nga shqiptarët, por pavarësisht kësaj, komisionerët kanë qasjen për të ditur sa shqiptarë janë regjistruar.

“Dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Luginës me nje gatishmëri shumë të madhe kanë bashkëpunuar me komisionerët, të cilët kanë nxjerrë një rezultat të kënaqshëm. Përupunimin e të dhënave nuk e bëjnë shqiptarët. Bëhet në qytetin e Leskovack që e venë në dyshim rezultatin që është në prill të viti të ardhshëm. Regjistruesit kanë qasjen për të ditur sa shqiptarë janë të regjistruar”, tha Salihu.

Përkthyer në përqindje, në Preshëvë bëhet fjalë për mbi rreth 905 të popullsisë, mbi 65% në Bujanovc, ndërsa nuk paraqitet njëjtë situata në Medvegjë.

“4 dekadat e fundit çdo përpjekje për shpopullarizimin ka filluar me Medvegjën”, tha Salihu.

Ai tregoi gjithashtu se shqiptarët do të përfitojnë nga regjistrimi, me disa institucione të rëndësishme që mund të rikthehen më pranë tyre

Marketing