Takimin e liderëve e kam thirrur me qëllim që me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të bisedojmë për ardhmërinë evropiane të vendit, dhe për të gjitha vendimet që duhet t’i miratojmë me një konsensus të gjërë shoqëror dhe politik, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai njëherit u shpreh i bindur se partitë politike do të japin përkrahje për sjelljen e vendimeve të shpejta dhe kualitative në Kuvend.
Kryeministri ka sqaruar se një pjesë e bisedimeve do të jetë rreth skrining procesit që zhvillohet pas konferencës së parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe të gjitha aspekteve kyçe që kanë të bëjnë me integrimet e vendit në BE. Integrimi në BE nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje ekonomike thekson Kovaçevski.
“Rajoni Ballkanit Perëndimor, vendi ynë janë pjesë e aktiviteteve të BE-së dhe në janar do të marrim pjesën e parë të 80 milion eurove për përballje me krizën por edhe një shumë të madhe mjetesh financiare me qëllim të tranzicionit energjetik të vendit. Poashtu, shteti ynë është rrugëkryq i gazësjellësve të rinjë, terminaleve të rinjë që po ndërtohen në rajon që poashtu duhet të jetë ndër prioritetet e shtetit tonë lidhur me miratimin e vendimeve. Tërë kjo paraqet një kompleks të integrimit të vendit tonë në BE, prandaj duhet të bisedohet me të gjitha partitë politike të cilat jam i bindur se do të japin përkrahje në miratimin e vendimeve të shpejta dhe kualitative në Kuvend.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.