Spasovski: Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në Ballkan

Republika e Maqedonisë së Veriut është më e sigurt nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kërcim prej 67 vendeve që nga viti 2017 dhe katër vende më lartë se në vitin e kaluar. Ose, sipas Indeksit Global të Paqes (GPI – Global Peace Index), këtë vit jemi në mesin e 36 vendeve më të sigurta në botë, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale.

Marketing

Spasovski thotë se Indeksi Global i Paqes është një mjet i dobishëm për të analizuar se sa larg kemi arritur në fushën e sigurisë.

“Jam krenar për reformat që kemi bërë. Jam krenar edhe për rezultatet e policisë. Efikasiteti i tij në të gjitha fushat e sigurisë nga viti në vit shënon progres, gjë që u konfirmua edhe në Raportin e Progresit të KE-së të këtij viti, veçanërisht në zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit për luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër trafikut të drogës, në miratimin e dokumenteve strategjike nga fusha e menaxhimit të kufijve dhe migracionit, progresi në përmirësimin e kapaciteteve për hetime financiare, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar policor”, ka shkruar Spasovski.