Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,62% në raport me vendimin e datës 4.11.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 2,00 den/litër.
Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l.
Nga data 8.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 94,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 96,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 98,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 93,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,995 (denarë/kilogram)