Bunjaku: Nuk më duhet titulli e as kupa nëse lëndohet një shqiptar!

Derbi ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës u ndërpre në minutën e 9-të, ku goli Dashmir Elezit ngjalli incidente në fushën e Çairit, me disa tifozë që sulmuan futbollistët kuqezi.

Pas këtij incidenti, ka reaguar edhe drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku.

Marketing

Postimi i plotë i Bunjakut: 

Kjo nuk është dashuri ndaj klubit,grupit,qytetit,kombit…
Denoj ashpër të gjithë ata që u futën në fushë dhe më vjen turp për këto skena që i pash sot në stadiumin tonë me shumë histori,traditë dhe kultur.
I falemderoj të gjithë ata shvercera që kontribuan që situata të qetësohet.Kjo është vetëm një ndeshje futbolli,unë nuk dua kësi lloj fitore,kup apo titull nëse një shqiptar lëndohet…