Në prag të Kupës së Botës 2022, Cristiano Ronaldo me probleme shëndetësore

Sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar probleme shëndetësore. Kjo është raportuar nga Manchester Evening News duke iu referuar trajnerit të “Djajve të Kuq” Erik ten Hag.

Sipas burimit, Ronaldo nuk është paraqitur në bazën e klubit anglez më 12 nëntor. Veç kësaj, sqarohet se portugezi nuk ka shkuar me skuadrën në Londër për ndeshjen ndaj Fulhamit, që do të zhvillohet nesër, më 13 nëntor.

Marketing

Pak më shumë se një javë ka mbetur para fillimit të Kupës së Botës 2022 në Katar. Ndeshja e parë e Portugalisë në turne është planifikuar për 24 nëntor

Marketing