Zv/drejtori i Revizionit Orhan Ademi në kongresin e institucioneve supreme të Revizionit INCOSAI-RIO DE JANEIRO,morën pjesë 170 shtete me përfaqësuesit e tyre

Nga 7-11 nëntor 2022, Zëvendës kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi morri pjesë në Kongresin e XXIV të INCOSAI’t (Kongresi Ndërkombëtar i Institucioneve Supreme të Revizionit), i organizuar nga Gjykata Federale e Llogarive të Brazilit, në Rio de Zhaneiro.

Marketing

Këtë vit Kongresi bashkoi pjesëmarrësit nga më shumë se 120 vende të cilët diskutuan për çështjet kryesore me të cilët po përballet komuniteti i revizionit të jashtëm dhe zgjidhjet potenciale të tyre. ISR-ja e Brazilit kryesoi me Kongresin e XXIV INCOSAI në fokusin e të cilit ishin dy tema kryesore – Puna e institucioneve supreme të revizionit në përballje me katastrofat publike dhe Zëri global, rezultati global dhe ndikimi i gjerë.     

 

Gjatë seancës së parë plenare, Kongresi miratoi dokumente të rëndësishme, si në vijim: rregullat dhe procedurat e organizatës, raportet e punës, si dhe Planin Strategjik të INCOSAI’t 2023-2028. Gjithashtu në seancën e parë plenare raportuan edhe Sekretariatet e Përgjithshëm të organizatave rajonale të INTOSAI’t, gjegjësisht AFROSAI, ARABOSAI, ASOSAI, EUROSAI, OLACEFS, KAROSAI DHE PASAI. Në fjalën e tyre Sekretariatet e Përgjithshëm të këtyre organizatave të përfaqësuar nga kryetarët e ISR-ve i njohën të pranishmit me të gjitha aktivitete dhe bashkëpunimet e zhvilluara në tre vitet e kaluara, si dhe me sfidat për të ardhmen.  

Gjatë seancës së dytë plenare u miratuan Raportet e: Komitetit për standardet profesionale (PSC), komiteti për ndërtimin e kapaciteteve (CBC), komiteti për ndarjen e njohurive (KSC), komitetit për politika, financa dhe administratë (PFAC) dhe të IDI (INTOSAI Development Initiative). Gjatë seancës së tretë plenare u emëruan shtatë anëtarë të ri të këshillit drejtues të INCOSAI’t dhe dy revizor të jashtëm të INTOSAI’t për periudhën 2023-2025. Gjithashtu u miratua edhe Deklarata e Rios. 

Zëvendës kryerevizori shtetëror z. Ademi realizoi takime me kryetarin e ISR-së së Brazilit, z. Bruno Dantas, nikoqir i kongresit të XXIV, me kryetarine ISR-së së Norvegjisë z. Karl Eirik Pedersen, me Kryerevizorin e SHBA-së z. Gene Dodaro, me kryetarin e ISR-së së mbretërisë së Arabisë Saudite dr. Hyssam Allangari, me Kryerevizorin e ISR-së së Shqipërisë dr. Arben Shehu, si dhe me përfaqësues nga ISR’t tjerë me të cilët shkëmbeu mendime dhe përvojë në lidhje me çështjet e revizionit shtetëror, me qëllim zbatimin e standardeve të revizionit dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ISR-ve.  

Marketing