Enis Bardhi siguron barazimin për Maqedoninë ndaj Finlandës

Rasti I parë në ndeshje ishte në minutën e 15-të, kur Nestorovski gjuan brenda zonës, por portieri mysfairë çuditërisht e ndal këtë tentim. Artu Hoskonen kishte rastin që të hap rezultatin në minurën e 22-të, por tentimi I ti u ndal në shtyllën e Dimitrievskit.

Marketing

Në minutën e 30-të , aksion I shpejtë e mysafirëve, të cilën robin Lod nuk arrin të përfundojë, pasi që drejton mbi portë. Në minutën e 36-të një kundërsulm I shpejtë dhe Oliver Atman realizon përreth Dimitrievskit për 0-1.

Pak më vonë, në anën tjetër Elif Elmas futet në zonë, pasi kalon disa lojtarë kundërshtarë, por pa mundur që të drejtojë topin në rrjetën e Finlandës. Në minutën e 44-të, aksion perfekt nga Alioski dhe Bardhi, por në fund Nestorovski nuk arrin që të mposht portierin mysafirë.

Në fillim të pjesës së dytë, Milevski forcoi sulmin duke sjell në lojë Miovski dhe Dorievin, në vend të Spirovskit dhe Bejtullait.

Në minutën e 48-të, tenton Enis Bardhi nga gjuajtja e lirë, por në momentin e fundit regaon portieri Joronen.

Dhe vetëm një minutë më vonë, Bardhi në mënyrë mjeshtrore gjuan posht murit të gjallë, por tentimi i ti sërish ndalet nga portieri finlandez.

Në minutëne 60-të, rast ideal për Finlandën, mirëpo Dimitrievski ndal në momentin e fundit sulmuesin Hoskonen. Në minutën e 66-të kundërsulm i shpejtë i mysafirëve, por topi shkon skaj portës pas goditjes së Soisaolos.

Në minutën e 69-të, Valon Etemi asiston në zonë, ndërsa nuk ishte preciz Miovski, I cili drejton topin me kokë jashtë portës.

Në minutën e 74, Bardhi asiston në zonë, atje ku Alioski ndalet në mënyrë të parregullt. Enis Bardhi nuk gabon dhe drejton topin në këndin e pambrojtur për 1-1.

Deri në fund të takimit, mysafirët kishin dy tentime, por që u ndalën në shtyllë dhe mbi kuadrantin e portierit Dimitrievski.

Marketing