Një pjesë e madhe e nxënësve nuk dinë se ku të raportojnë shkeljen e të drejtës së tyre dhe më së shpeshti e njohin shkollën si institucion ku duhet të drejtohen – tregon hulumtimi i Avokatit të Popullit, i cili përmban përgjigje nga 1147 nxënës nga 14 shkollat e mesme nga Shkupi.84 për qind e studentëve inkurajohen të paraqesin rastet, por rreth 68 për qind e përgjigjeve tregojnë mungesën e njohjes së një autoriteti apo institucioni në shtet ku mund të drejtoheshin për shkelje të të drejtave.
Sipas hulumtimit, arsyet më të zakonshme për të mos raportuar shkeljen janë frika ose turpi, mosbesimi se do të kishte një efekt pozitiv, ose sepse nuk dihet se ku të raportoni.
“Hulumtimi vërtetoi se fillimisht shkollat janë organi i parë ku duhet të raportohen rastet, megjithatë për fat të keq 70% të përgjigjeve të nxënësve tregojnë se edhe nërast të bullizmit ose ndonjë shkelje të ndonjë të drejte tjetër të fëmijës në përputhje me konvemntën ndërkombëtar për të drejtat e fëmijëve, nuk dinë ku ta raportojnë”, u shpreh zv/avokatja e popullit Vaska Bajramovska Mustafa.
Bajramovska-Mustafa theksoi se është e një rëndësie të veçantë që fëmijët t’i njohin të drejtat e tyre, të njohin mekanizmat mbrojtës sepse vetëm një fëmijë që e njeh të drejtën, mund t’i njohë kur ato iu cenohen. Nxënësit nga ana tjetër tonë se viteve të fundit është ngritur vetëdija rreth bullizmit, megjithatë nevojiten më tepër sesione informuese.
“Bullizmi në mesin e moshatarëve ka ekzistuar gjithmonë dhe ekziston ende, por mendoj se kohëve të fundit është ngrit vetëdija për këtë çështje dhe profesorët, pedagogët dhe psikologët flasin me fëmijët për këtë temë”, theksoi nxënësja.
“Ajo që më së tepërmi iu nevojitet të rinjëve është informimi reth bullizmit”, u shpreh nxënësi.
Avokati i Popullit pyetësorin anonim ua dorëzoi të gjitha 25 shkollave të mesme të qytetit të Shkupit dhe deri më tani janë marrë përgjigje nga 14 shkolla.