Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka marrë pjesë në sesionin e 43-të konferencës ministrore të frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë.
Para kolegëve të tij, Osmani ka rikonfirmuar se Maqedonia e Veriut e dënon invazionin rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për nevojën urgjente të negociatave, me qëllim të kthimit të paqes dhe stabilitetit.
Mes tjerash në këtë organizim Osmani ka riafirmuar lidhjen e vendit tonë me vlerat e frankofonisë, demokracisë dhe të drejtat e njeriut su dhe diversitetin kuturor.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër shkeljen e demokracisë në të gjitha format e saj, aktet e terrorizmit, aktet e marrjes së pushtetit me dhunë dhe të gjitha format e dhunës, shkeljen e të drejtave të njeriut, aktivitetet që shkelin parimet themelore të Kartës së ONF-së dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Për këtë qëllim, Maqedonia e Veriut rithekson rëndësinë e ndërprerjes së menjëhershme të të gjitha aktiviteteve ushtarake dhe akteve të dhunës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të prekura që t’i vazhdojnë negociatat pa parakushte, me qëllim të rivendosjes së paqes dhe rendit kushtetues në vendet e prekura”, u shpreh ministri i jashtëm Bujar Osmani.