Të hënën me 21 nëntor në Gjykatën themelore të Gostivarit pritet të fillon procesi gjyqësor ndaj Inspektorit të autorizuar ndërtimor në Komunën e Mavrovë – Rostushës, me inicialet Q.XH. Personi në fjalë, i cili siç merr vesht Flaka, para vitit 2017 ka ushtruar detyrën e kreshefit të urbanizimit në këtë komunë, akuzohet për falsifim dokmentesh dhe përvetësim të pronës shtetërore.
Pas denoncimit nga ana e zyrës së jashtme për punë penale në Policinë e Gostivarit, Prokuroria inicoi ndjekje penale ndaj tij. Procesin gjyqësor do ta procedon gjykatësja Magdalena Mishovska, ndërsa prokuror i rastit është Hazbi Iseini.
Kujtojmë që më 8 korrik të këtij viti, Policia njoftoi që ndaj një banor të Shkupit është paraqitur kallëzim penal për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe asgjësim të librave të evidencës.
Në njoftimin e MPB-së, u tha që se zyra e jashtme për punë penale, Gostivar, ka paraqitur kallëzim penal kundër J.K.(57) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrësr”, “falsifikim dokumentesh” dhe “falsifikim apo asgjësim të librave të evidencës ”.
“Gjatë muajit tetor të vitit 2014, personi i denoncuar, inspektor ndërtimor i autorizuar në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, me vetëdije ka përgatitur dhe nënshkruar një ekstrakt të pavërtetë dhe të falsifikuar nga plani i vendbanimit Hanet e Mavroës, pas së cilës ka paraqitur kërkesë për privatizimin e tokës ndërtimore te Departamentit të Procedurës Administrative të Gostivarit, dhe ia ka bashkangjitur deklaratën e përgatitur nga ana e tij por e rrjeshme. Departamenti për procedurë administrative në Gostivar ka marrë vendim në favor të deklaruesit për privatizimin e tokës ndërtimore të fituar pa kompensim, të cilin deklaruesi më pas e ka paraqitur në Agjencinë Kadastrale dhe ka në pronësi të tij tokë ndërtimore me sipërfaqe totale prej 203 m², pronë që deklaruesi e ka regjistruar në emër të tij në regjistrin e pasurisë”, njoftoi MPB.
Me veprime të tilla i pandehuri ka fituar pasuri kundërligjore – tokë ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme prej 203 m² ose me vlerë 1.248.450 denarë, siç thuhet në raportin për vlerësimin e tokës ndërtimore.
Dëshmitarët i thanë Agjencisë së lajmeve Flaka që i pendehuri krahas tokës shtetërore ka glabëruar edhe tokë nga hapësirat e ish Stacionit Policor por edhe nga një pronar i një toke private. Nga asgjë, i pandehuri ka përfituar tokë ndërimore duke dëmtuar shtetin, persona fizi dhe jurdik.