BDI do të vlerësojë punën e zyrtarëve në ekzekutiv

Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë sot vazhdimin e seancës konstituive të përbërjes së re të Kryesisë Qendrore të partisë në selinë e partisë në Mala Reçicë.

Marketing

BDI në seancën konstituive të filluar më 30 tetor, e cila zgjati gati 12 orë, iu kushtua vlerësimit të punës së anëtarëve të partisë që janë zyrtarë në pushtetin ekzekutiv.

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së të mbajtur më 15 tetor në Tetovë, nënkryetarë të kësaj partie janë zgjedhur Izet Mexhiiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholi. Sekretar organizativ u zgjodh Blerim Bexheti, sekretar i përgjithshëm Faton Ahmeti dhe sekretare për mundësi të barabarta Saranda Imeri.

Ndërkaq në Këshillin Qendror u zgjodhën Ali Ahmeti, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Valdet Xhaferi, Teuta Arifi, Jevat Ademi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazim Bushi, Ejup Halimi, Arian Daci, Besnik Emshiu, Mirsad Ibrahimi, Ardita Dani, Bilent Sali, Resi Abdurrahmani, Shergil Beqiri, Shaban Memeti, Artin Spahiu dhe Emir Suleimani.