Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu në rrjetet sociale ka njoftuar se Dugagjin Kashtanjeva është emëruar komandant i ri i Stacionit të Policisë në Bit Pazar.
“Dugagjin Kashtanjeva është Komandanti i ri i Stacionit të Policisë-Bit Pazar dhe sot u zgjodh nga Këshilli Komunal i Çairit. Me këtë rast shpreh gadishmërinë tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Ganiu.