Surprizën e madhe në këtë fillim botërori e bën Arabia Saudite.
Argjentina humbi një përballje që duhej ta fitonte pse jo me diferencë golash, teksa vetëm gjatë pjesës së parë iu anuluan tre gola për pozicion jashtë loje.
E zhbllokoi takimin Lionel Messi me një 11-metërsh të akorduar nga sistemi VAR, por dominimi i Argjentinës nuk u reflektua me gola të tjerë edhe për çështje fati.
Por fatin, nëse nuk e shfrytëzon, mund të të kthehet kundër. Sapo nisi pjesa e dytë, Arabia Saudite shënoi golin e barazimit me Al Sherhin dhe vetëm pesë minuta më vonë tundi rrjetën edhe Al Dawsari.
Edhe pse pati kohën e mjaftueshme për të kthyer rezultatit, Argjentina dështoi të shënonte qoftë golin e barazimit, duke marrë një goditje të rëndë që në start.
Argjentinë – Arabi Saudite 1-2
Shënues: (Messi 10′ 11-m. Martinez 26’/ Al Shehri 48′, Al Dawsari 53′)
Rastet pikante:
53′ – E pabesueshme! Al Dawsari shënon golin e dytë për Arabinë Saudite, 1-2. Argjentina në presion.
48′- Ndodh e papritura në “Lusail Iconic Stadium”, El Shehri kthen baraspeshën në rezultat, 1-1
28′ – Tjetër gol i anuluar nga VAR-i, këtë herë për pozicion jashtë loje të Lautaros.
22′ – Shënon të dytin Lionel Messi, por anulohet nga sistemi VAR.
10′ – Zhbllokohet shpejt sfida. Argjentina fiton një penallti pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Godet Messi, 1-0
2′ – Messi ndez sfidën që në minutën e dytë, goditja e tij ndalet me vështirësi nga portieri.
Argjentina debuton sot në Botërorin “Katar 2022” në sfidën përballë Arabisë Sauditë, që që zhvillohet në “Lusail Iconic Stadium”. Në fushë, që nga minuta e parë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili luan Botërorin e pestë me shpresën se mund ta fitojë këtë trofe madhor, i vetmi që i mungon palmaresit të tij.
Si sulmues të parë Scaloni ka zgjedhur Lautaro Martinezin e Interit, ndërsa forca të tjerë në fazën sulmuese do të jenë edhe Di Maria e Papu Gomez.