Ronaldo dhe United kanë ndarë dje rrugët edhe zyrtarisht. Tani, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nxjerr listën me dëshirat për sulmin.
Sipas Rudy Galetti, Manchester United do të bëjnë lëvizje qysh në janar, me Erik ten Hag që thuhet se insiston në shërbimet e Marcus Thuram.
Kontrata e Thuram me skuadrën e Borussia Monchengladbach skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi gjerman po shqyrtojnë opsionet për të marrë pak para nga kartoni i tij gjatë janarit, për të mos e humbur falas verën tjetër.
United në anën tjetër duan të shfrytëzojnë paratë e kursyera nga shkëputja e marrëveshjes me CR7.
Thuram aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Francës. United mund t’i nisin negociatat me të qysh pas fundit të Kampionatit Botëror 2022.