Aktori i famshëm rrezikohet nga një sëmundje

Aktori Chris Hemsworth ka njoftuar se do të bëjë një pushim nga aktrimi, pasi mësoi se rrezikohet nga sëmundjen e Alzheimerit.

Marketing

Ylli i “Thor” i mori këto të dhëna gjatë xhirimeve të serialit dokumentar, “Disney+ Limitless”, gjatë të cilit ai bëri disa teste të caktuara.

Me këtë rast, mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna dhe një nga babai, gjë që e bën atë tetë deri në 10 herë më të rrezikuar për ta zhvilluar sëmundjen.

Aktori ka thënë se testet konfirmuan “frikën e tij më të madhe”, duke shtuar se tani planifikon të ndërmarrë hapa parandalues për të mos e lejuar zhvillimin e sëmundjes.

Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i zakonshëm i demencës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda të kujtesës, konfuzion dhe probleme komunikimi.