Shtetësia për Onishçenko, Gir: Shkelësit e ligjit duhet të përgjigjen

I pyetur se si e komenton faktin që edhe pse pushtetit deklarohet se është pro evropian, u jep shtetësi oligarkëve pro rus, ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir tha se kusht kryesor për Maqedoninë e Veriut, e cila sapo ka hapur negociatat me BE-në, është zbatimi i ligjit dhe reformat. Sipas tij personat përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë.

Marketing

“Vetëm sa i hapëm negociatat paraqasëse, ndërsa në zemrën e atyre negociatave është që të ballafaqohemi para së gjithash me ligjin por edhe të pengojmë korrupsionin. Gjithsesi se diçka që është me rëndësi të posaçme për këto reformat është që edhe Qeveria edhe opozita bashkë të punojnë që ta zbatojnë agjendën evropiane. Dhe çdo institucion, nëse shikon se dikush ka bërë vepër penale duhet ta dërgojë atë para drejtësisë, duhet të jetë i pavarur dhe duhet të jetë i pavarur në atë proces, a përfundimisht në këtë proces qasës kjo është në fokusin tonë”, u shpreh Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski deklaroi se rasti me biznesmenin pro rus Oleksandar Onishçenko dëshmon faktin se shërbimet sekrete nuk funksionojnë siç duhet, ndërsa punojnë në realizimin e interesave personale.

“Ndërsa nga pikëpamja e funksionimit, ato keqpërdoren kryesisht ndaj politikanëve të partive opozitare. Sipas informatave të mia ka edhe dyshime serioze të keqpërdorimit të fondeve të agjencive të sigurisë për ndikim ndaj mediave të caktuara. Dhe duhet të vihet momenti kur institucionalisht do të reagohet në Maqedoni dhe do të kërkohet përgjegjësi për të gjitha këto keqpërdorime që ekzistojnë edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe në Agjencinë për zbulim”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Pas publikimit në media të skandalit për dhënien e shtetësisë për biznesmenin ukrainas me orientim pro rus, Oliver Onishçenko, Qeveria inicioi procedurë për marrjen e shtetësisë së ish biznesmenit ukrainas në listë të zezë amerikane./