27/12/2024
Ballina Lajme Kosovë Lajmi i vizave për Kosovën e shqetëson Ivica Daçiqin – ky është...

Lajmi i vizave për Kosovën e shqetëson Ivica Daçiqin – ky është reagimi i tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se është kundërproduktive të shpërblehet Prishtina me vendimin për fillimin e liberalizimit të vizave, sepse siç thotë ai, është Qeveria në Kosovë që paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin rajonal sepse bën lëvizje të njëanshme.

Daçiq thekson se kjo nuk është mirë as për Bashkimin Evropian, sepse sipas tij, tregon se nuk ka autoritet dhe se ka standarde të dyfishta.

Marketing

 

https://youtu.be/T7FvkPmJs4Y

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

Ai shtoi se ky nuk është mesazh i mirë për t’u dërguar.

“Republika e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve të rajonit tonë që të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër është në lojë. Para disa ditësh ishim dëshmitarë se institucionet e përkohshme nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh Daçiq.

Ai shtoi se nga përfaqësuesit më të lartë të BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera të mëdha është dëgjuar se lëvizjet e Prishtinës janë absolutisht të papranueshme dhe theksoi se është kundërproduktive që Prishtina të shpërblehet për këtë gabim.

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën janë pajtuar për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Presidenca Çeke e BE-së tani do t’i nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza.

Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Nën kushtet aktuale, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Marketing