LSDM ka ngritur dyshimet se VMRO-DPMNE është e gatshme të ndryshojë kushtetuën nëse kthehet në pushtet. Sipas partisë së Kovaçevskit, takime të fshehta me faktorë të skenës politike në vend dhe faktorë të jashtëm politik ka kërkuar përkrahje për rikthimin e VMRO-DPMNE-së në pushtet dhë në këmbim ka premtuar se do të ndryshojë Kushtetutën. LSDM fton kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski që vetë të sqarojë se cili është qëndrimi i tij i vërtetë ndaj ndryshimeve kushtetuese.
“Cili është qëndrimi i vërtetë i Mickovskit për ndryshimet kushtetuese, ai që e tregon në opinion ose ai që thotë në takimet me politikanët vendor dhe të huaj? Mickovski i cili është peng i Dimitar Apasievit le të mos fshihet pas ekzekutuesit Dragan Kovaçki por, të del në opinion dhe të përgjigjet në pyetjet e parashtruara. Hipokrizia e Mickoskit për interesat shtetërore dhe nacinale është e njohur. Të tjera flet para opinionit dhe të tjera pas dyerve të mbyllura.”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.
VMRO-DPMNE dhe kreu i saj Hristijan Mickoski janë deklaruar kundër ndryshimeve kushtetuese që imponon korniza negocuese për vazhdimin e negociatave qasëse në BE. Sipas tyre, me ndryshimet kushtetuese, siç thonë, në rrethana të këtilla, rënohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe bëhet bullgarizimi i maqedonasve. Këto pretendime, i kanë hedhë poshtë si institucionet vendore poashtu edhe ato ndërkombëtare.