“Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen temë në Kuvend sa më parë. Unë apeloj për konsensus kombëtar për çështjet evropiane dhe për arritjen e një marrëveshje mes të gjitha partive politike që të mos kemi dallime për çështjet evropiane, kushdo qoftë në pushtet”.
Këtë e tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Në konferencën e sotme për media, ai theksoi se rregulloret dhe direktivat e BE-së duhet të pranohen nga kushdo që është në pushtet.
“Është e gabuar të mendosh se po negociojmë me Bashkimin Evropian. Rregulloret dhe direktivat janë fikse. Ju duhet t’i pranoni ata ashtu siç janë për t’u bërë anëtarë. Pavarësisht nëse është LSDM, BDI apo OBRM-PDUKM, askush nuk ka mundësi të ndryshojë diçka në negociatat me Bashkimin Evropian. E vetmja gjë që mund të ndryshojë është dinamika e dorëzimit dhe pranimit”, theksoi Osmani.
Ai ka urdhëruar që kjo temë vendoset në interes të qytetarëve që duan hyrjen në BE, pavarësisht se nga cila anë e skenës politike vijnë