Fëmijët ndaluan së fjetur dhe së ngrëni për të luajtur/ Prindërit padisin ‘Fornite’

Disa prindër kanë paditur lojën Fortnite pasi thanë se fëmijët e tyre u bënë të varur duke hequr dorë nga gjumi, ngrënia dhe dushi sepse ishin të lidhur pas saj.

Marketing

Fortnite është bërë ekskluzivisht një nga lojërat më më fitimprurëse në botë duke grumbulluar më shumë se 350 milionë lojtarë në internet. Edhe pse loja është falas për t’u luajtur, lojtarët paguajnë me dëshirë, ndërsa thuhet se fitoi më shumë se 9 miliardë dollarë në mbarë botën.

Fortnite cilësohet si një lojë ‘për të mbijetuar’, ku luhet deri në katër persona dhe luftohet kundër krijesave ‘zombi’ për të mbrojtur ndërtesat që kanë ndërtuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njohu varësinë nga video-lojërat në vitin 2018.

Padia është kundër prodhuesit të lojës, Epic Games, dhe degës së saj kanadeze. Epic Games ka argumentuar se varësia nga video-lojërat nuk është një çrregullim psikologjik i njohur.

Një nga fëmijët e përmendur në padi luajti mbi 7700 orë lojë në më pak se dy vjet.

Veprimi ligjor pretendon se loja është zhvilluar qëllimisht për të qenë ‘shumë problematike’.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Quebec e krahasoi varësinë aktuale nga video-lojërat me ndërgjegjësimin e hershëm të varësisë nga duhani: “Efekti i dëmshëm i duhanit nuk u njoh ose u pranua brenda natës”.

Ai vendosi që lojtarët që jetojnë në Quebec dhe kanë përjetuar simptoma të varësisë pasi kanë luajtur në edicionin Battle Royale të Fortnite që nga 1 shtatori 2017, mund t’i bashkohen veprimit ligjor.