‘Ndonjëherë futbolli dhemb’: Granit Xhaka reagon pas eliminimit të Zvicrës nga Kupa e Botës

Pas eleminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror, Granit Xhaka vjen me një postim në Instagram duke thënë që i vjen keq mirëpo ai falënderoi të gjithë për mbështetjen, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtet për të ardhur keq, kupa jonë e botës përfundoi ashtu siç përfundoi” u shpreh ai.

Ai në postim tha se mbështetja e madhe e të gjithë atyre që e duan atë dhe ekipin e Zvicrës, do të thotë shumë për të.

Duke falenderuar për mbështetjen, Xhaka tha se ata do të japin gjithçka për t’u rikthyer edhe më të fortë.