Bërnabiç: Jemi afër vendimit për të rikthyer forcat serbe në Kosovë, ndihemi të kërcënuar

Me një deklaratë të fortë ka dalë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, pas ngjarjeve të trazuara të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Marketing

Për mediat vendase, Bërnabiç ka shprehur mundësinë që Serbia të dërgojë një numër të konsiderueshëm të forcës së sigurisë së saj në Kosovë, duke iu referuar rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Albin Kurti na ktheu të gjithëve jo në shekullin e 19-të, por në shekullin e 18-të. Çdo gjë që ai bën është një rrezik jo vetëm për serbët, por për shqiptarët dhe për mbarë Evropën. Kurti na solli në prag të luftës. Jemi shumë afër që të kërkojmë kthimin e forcave serbe në Kosovë sipas rezolutës 1244”- ka deklaruar kryeministrja serbe.

Marketing