Policia e Kosovës ka njoftuar për mbylljen e pikës kufitare në Bërnjak përgjatë së shtunës.
Kështu u bë e ditur nga ky institucion me anë të një komunikate për media, duke thënë se mbyllja vjen si masë paraprake e sigurisë.
Policia më herët njoftoi edhe për mbylljen e pikës kufitare në Jarinje.
“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare”, thuhet në komunikatë.
“Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, përfundon komunikata.