Vuçiq nuk kërkon që të ndalen sulmet ndaj Policisë së Kosovës, i përmend vetëm KFOR-in dhe EULEX-in

Vuçiq nuk kërkon që të ndalen sulmet ndaj Policisë së Kosovës, i përmend vetëm KFOR’in dhe EULEX’in

Marketing

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, duke mos kërkuar që të ndalohen sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Ai ka përmendur vetëm KFOR’n dhe EULEX’n për të cilat ka kërkuar që të mos sulmohen.

Vuçiq po ashtu ka thënë se “kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.
“Në terren kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e një kombi në vatrat e tij, policia e Kosovës, e cila nuk ka të drejtë të jetë në veri, ka të bëjë me përpjekjen për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare merr pjesë”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar Tanjug.

Ai ka thënë se është dita më e vështirë për të prej se është në krye të Serbisë.

Përkundër që nuk kërkoi të mos sulmohet Policia e Kosovës, ai thotë se na duhet paqe.

“Sot është dita më e vështirë për mua që kur jam president, ndoshta nata më e vështirë është para meje, jemi të shtyrë pas murit, është detyra jonë të bëjmë thirrje për paqe”, ka deklaruar ai.