Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë, dytë, katërt dhe të pestë në arsimin fillor po zhvillohet në përputhje me dinamikën e paraparë.
Në rrjedhë është dorëzmi i teksteve shkollore ku nga gjithsej 4 marrëveshjet e nënshkruara për tekstet shkollore të klasës së parë, dytë, katërt dhe të pestë dhe do të përfundojë në ditët në vijim. Mbi 90% e teksteve shkollore janë dërguar, gjegjësisht rreth 235 mijë tekste shkollore tanimë iu janë dorëzuar nxënësve të këtyre klasave.
Deri në fund të gjysmëvjetorit të parë do të shpërndahen të gjitha tekstet shkollore.