Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga shkollat e Shkupit, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për bomba dhe është konstatuar se këto janë të rreme.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.