Rezultatet e para nga ardhja e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, veçmë po vërehen, kështu vlerësoi në emisionin e sontëm “360 Gradë’, u.d. Shef i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrullahi, shkruan Alsat.
“E dini se tashmë kemi rezultate të mira në atë Prokurori. Tregues i parë është ajo se marrëdhëniet ndër- njerëzore në atë Prokurori dalëngadalë po vijnë në një nivel të kënaqshëm”, tha Hajrullahi.