Të shtëna me armë në Chicago, vriten dy nxënës, plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chicago, ku si pasojë janë vrarë dy nxënës dhe dy adoleshentë të tjerë janë plagosur nga të shtënat pranë një shkolle të mesme.

Marketing

Nxënësit u qëlluan të premten pasdite pranë shkollës së mesme “Benito Juarez” në West Side të Chicago.

Shefi i policisë, David Broën tha se viktimat u qëlluan jashtë shkollës. Drejtori i Shkollave Publike të Chicagos, Pedro Martinez, tha gjatë një konference për shtyp se duhet të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.

Incidenti me armë vjen dy ditë pas 10 vjetorit të sulmit të rëndë në shkollën fillore Sandy Hook në Neëtoën të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.