Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të dy mbledhjeve plenare, 74 dhe 84.
Në kuadër të mbledhjes 74, deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim ligjet për plotësime të Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurën administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve dhe për plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, të gjitha me procedurë të shkurtër.
Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe të Propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatë, që të tre me procedurë të shkurtër.