Bllokimi i Merdares shton fluksin në pikat e tjera kufitare

Edhe sonte pika kufitare në Merdarë vazhdon të mos jetë e qarkullueshme, për shkak të vendosjes së barrikadave afër pikës kufitare të Merdares.

Marketing

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për RTK se ende është i bllokuar qarkullimi i pikës kufitare në Merdarë. Sipas Kelanit nuk ka asnjë lëvizje në këtë pikë kufitare.

Ndryshe nga mbrëmë grupe të serbëve, në territorin e Serbisë, kanë bllokuar rrugën me mjete të ndryshme.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë më një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës. Kjo pasi që, siç bënë me dije kjo ministri grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë.

Bllokimi i pikës kufitare në Merdarë, ka shtuar fluksin në pikën kufitare tek Dheu i Bardh. Pritjet për të dalë nga Kosova në Serbi deri në 30 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë, shkon prej 40 minuta, por kjo pritje është edhe si pasojë e dokumentacionit që duhet të rregullohet për çështje doganore.

Ndërsa në pikën kufitare të Muçibabës, nuk është shumë e frekuentuar dhe pritjet janë deri në 15 min, për shkak se kjo pikë nuk është shumë e njohur për bashkatdhetarë.