Kërkohet që Lionel Messi të jetë president i Argjentinës

Pas triumfit në Botërorin e Katarit, Argjentina është bërë komplet e “çmendur” pas Leo Messit. Nëse deri tani populli e donte “pleshtin” si lojtar, tani është i gatshëm t’ia japë atij edhe udhëheqjen e vendit.

Marketing

Sipas një sondazhi të bërë nga mediumi “RMC Sport”, 44% të të intervistuarve kanë thënë se janë të gatshëm ta votojnë yllin e Paris Saint-Germainit si president të shtetit të tyre.

38% janë shprehur kundër, kurse 18% kanë thënë “mund të jetë”. Pas Kupës së Botës, argjentinasit janë duke e demonstruar dashurinë për 35 vjeçarin në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, për shembull, Universiteti i Katarit ka vendosur që dhoma numër B201, ku ishte akomoduar Lionel Messi gjatë Botërorit, do të bëhet një lloj muzeu miniaturë.