Arrestohet një person nga Manastiri, ka mashtruar disa persona

Një person 46-vjeçar ka mashtruar gjashtë persona duke u marrë para pa kryer shërbimet e tyre, njoftojnë nga MPB.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga policia kriminale në SPB Manastir kanë zhvilluar intervistë zyrtare me V.M.(46) nga Manastiri.

Ai dyshohet se në disa raste u ka premtuar disa personave se do të ndërmjetësojë në kryerjen e shërbimeve të ndryshme dhe për këtë ka kërkuar dëmshpërblim prej tyre. Mësohet se i kanë dhënë paratë, por shërbimet nuk kanë përfunduar dhe ai nuk është përgjigjur telefonatave pas kësaj.

Ai ka pranuar krimet dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.